G20-ta, Chavez: Humbje kohe

Takimi i G20-es qe po zhvillohet ne Uashington eshte cilesuar si nje “humbje kohe” nga presidenti i Venezueles. Hugo Chavez ne kembim ka thirrur nje takim alternativ per krizen me perfaqesues nga vendet e varfera.
“Vertet nuk e di se cdo te bejne ne Uashington dhe ai qe i organizon eshte vendi me fajtor. Do te humbin kohen”, eshte shprehur Chavez.
“Duhet te na degjojne edhe ne”, shtoi lideri venezuelian. Sipas tij, eshte e nevojshme nje takim edhe me vendet e varfera te cilat duhet te japin mendimin e tyre per zgjidhjen e krizes.
“Ishte nje gabim qe nuk u ftuan vendet me te vogla, te cilat jane goditur njesoj nga kriza financiare”, theksoi Chavez.