Berlusconi mendon rikthimin, shanse për garim në zgjedhje

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, deklaroi se është sërish i gatshëm të marrë udhëheqjen e qeverisë italiane, pasi është gjithnjë më e qartë se zgjedhjet e parakohshme në këtë vend do të mbahen në tetor. “Kjo më nuk është liri. Ne po na udhëheqin njerëzit të cilët nuk u zgjodhën”, tha Berlusconi para mbështetësve të tij në Romë.
Sipas rezultateve të një hulumtimi, popullariteti i Montit është në nivelin më të ulët nga 33% dhe shumica mendojnë se mbi të kanë mbizotëruar partitë, fuqitë socio-ekonomike dhe BE-ja. Disa konsiderojnë që Monti nuk është teknikisht i aftë siç dukej kur erdhi në pushtet. Në Itali zgjedhjet nuk do të duhej të mbaheshin deri në maj 2013, por nga partia e Berlusconit dëgjohet që do të mund të shpalleshin në tetor.