E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin viziton territoret palestineze

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin përfundon sot vizitën e tij në Izrael ndërsa përpara largimit do të vizitojë edhe territoret që gjenden nën juridiksionin e Autoritetit Kombëtar Palestinez.

Putin pritet të zhvillojë bisedime në Betlehem me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për çështjet ndërkombëtare, u tha gazetarëve në Jerusalem se bisedimet do të përqëndrohen në “perspektivën për zgjidhjen e procesit të paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve”.

Gjatë takimeve me zyrtarët izraelitë të hënën, Putin u përqëndrua në konfliktin në Siri dhe në programin e debatueshëm bërthamor të Iranit. Pas udhëtimit të tij në territoret palestineze, ai niset për në Jordani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›