NATO diskuton sot për incidentin mes Turqisë e Sirisë

Turqia e ka përforcuar përgjigjen e saj në lidhje me rrëzimin e një aeroplani ushtarak turk nga ana e Sirisë, duke thënë se do të kërkojë nga anëtarët e NATO-s që ta konsiderojnë këtë incident si një sulm sirian kundër gjithë aleancës.
Përfaqësuesit e NATO-s do të takohen sot me kërkesen e Turqisë për të diskuatuar rreth një përgjigje për sulmin kundër një aeroplani turk në afërsi të kufirit detar siriano-turk.
Ndihmës kryeminstri i Turqisë, Bulent Arinc tha dje se Ankaraja e thirri këtë takim në bazë të nenit 5 të traktatit të NATO-s, në të cilin thuhet se një sulm kundër një anëtari të aleancës do të konsiderohet si sulm kundër të gjithë anëtarëve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme siriane Xhihadi Makdissi tha të hënën se është goditur me kundraajror një avion turk për vetëmbrojtje pasi ai ishte duke fluturuar ulët përgjatë bregdetit të Sirisë në shkelje të sovranitetit të vendit të tij.
Ai tha se arma kundraajore ka një rreze maksimale goditjeje prej 2.5 kilometra.
Turqia ka thënë se aeroplani i saj hyri pa dashje në hapësirën ajrore siriane për një periudhë të shkurtër para se të nisej por më pas është goditur nga zjarri sirian.
Xhihadi Makdissi tha se Siria mbetet e përkushtuar për marrëdhënie fqinjësore me Turqinë. Por ai gjithashtu paralajmëroi Ankaranë dhe anëtarët e tjerë të NATO-s kundër veprimeve të konsideruara armiqësore ndaj Sirisë, duke thënë se ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm se toka siriane, ujërat territoriale dhe hapësira ajrore janë "të shenjta".
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Nuland tha se Uashingtoni pret takimin e sotëm të NATO-s "për të dëgjuar pikëpamjet e Ankarasë për këtë incident si dhe hapat që do të ndërrmeren".
Ajo gjithashtu tha se sulmi sirian ndaj avionit zbulues turk nuk ishte i provokuar.