E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, theksoi se ai do të angazhohet për zgjedhje të parakohshme, nëse shfaqen shenja se aftësia e tij për të qeverisur është dobësuar, pas ndarjes dramatike me aleatin e tij shumëvjeçar.

“Rruga është mjaft e ngushtë dhe me ndodhjen e incidentit të parë, ne do të shkojmë në zgjedhje”, e citoi sot një gazetë Berlusconin t’i ketë thënë senatorëve nga radhët e partisë së tij konservatore, PDL.

Berlusconi do të përballet nesër me testin e parë për të, që nga ndarja me kryetarin e dhomës së ulët të parlamentit, Gianfranco Fini, kur parlamenti do të votojë për fatin e një ministri.

Rezultati i votimit do të ofrojë një rezultat konkret për baraspeshën e pushtetit në parlament.

Ligjvënësit do të votojnë për nocionin e mosbesimit, të cilin opozita e ka paraqitur kundër Giacomo Caliendos, Ministër i Drejtësisë, i cili po hetohet nën akuzat se ka qenë pjesëtar i një organizate të fshehtë. Caliando ka mohuar këto akuza dhe Berlusconi është rreshtuar prapa tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›