Pakistan, vriten 35 persona brenda natës

Të paktën 35 persona janë vrarë gjatë natës në Karaci, që është dhe qyteti më i madh i Pakistanit.Vala e dhunës shpërtheu pas vrasjes së një deputeti të mazhorancës të provincës.Raza Haider, anëtar i partisë së shumicës në provincën e Sindhit, i cili u qëllua nje dite me pare me armë zjarri bashkë me truprojën e tij, teksa merrte pjesë në një varrim. Sipas autoriteteve lokale, bëhet fjalë për një nga masakrat me numrin më të madh të viktimave brenda një dite.