E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bradley Manning informant i Wikileaks?

Për publikimin e rreth 90 mijë dokumenteve të fshehta të misionit në Afganistan mendohet të jetë përgjegjës një njeri me emrin Bradley Manning.

Për disa ai është hero, për disa të tjerë tradhtar.

Bradley Manning ka njoftuar në blogun e tij se ka dashur të hapë një diskutim mbarëbotëror. "Unë dua t`u them njerëzve të vërtetën, sepse pa informacione publiku nuk mund të marrë vendime të informuara", ka theksuar Manning.

Bradley Manning ka lindur më 1987 në shtetin federal amerikan të Oklahomës.

E ëma e tij është britanike, i ati ushtar amerikan. Kur prindërit ndahen në vitin 2001, ai shkon me të ëmën në Uells, ku shkon dhe në shkollë.

Në vitin 2006 kthehet në SHBA, ku jeton me punë të rastësishme dhe udhëton andej këndej.

Në vitin 2007 ai është regjistruar në ushtrinë amerikane.

Gjatë përgatitjes ushtarake në Arizona, ai mëson të punojë për shërbimin informativ ushtarak dhe të përmbledhë dokumente të fshehta.

Gjatë shërbimit të tij në Bagdad, Manning fillon të përdorë njohuritë e tij në kompjuter jo më për punëdhënësin por kundër tij.

Ai kishte qasje në dokumente të fshehta dhe akuzohet t`i ketë dërguar WikiLeaks-it në prill të 2010-ës regjistrime në video, ku shihet si nga një helikopter ushtarët amerikanë qëllojnë mbi irakianët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›