Berlusconi përballë Bersanit, Italia në krizë

Silvio Berlusconi kërkon të rikthehet në krye, pas dorëheqjes së sinjalizuar të kryeministrit të Italisë, Mario Monti. Por ka kohë që ekzistojnë favoritë të tjerë.
"Tani rishfaqet Berlusconi dhe kërkon të na kthejë pesë vjet pas". Pier Ferdinando Casini, kryetar i demokristianëve italianë dhe konkurrent politik, reagoi, siç pritej në mënyrë kritike ndaj kandidaturës së shpallur të Silvio Berlusconit.
Kjo në një kohë kur italianët kanë më se një vit që po kalojnë nëpër sakrifica të mëdha, për të penguar një rënie të si në Greqi, deklaroi ai në televizionin shtetëror.
Peizazhi politik i Italisë në fundjavë ndryshoi sërish. Kryeministri pa parti Mario Monti, në pushtet që prej 13 muajsh, e sheh veten të lënë në baltë nga partia e Berlusconit "Popolo della liberta" (PdL).
Që 75 vjeçari Berlusconi të arrijë të bëhet për herë të pestë kryeministër, kjo konsiderohet me pak gjasa nga thuajse të gjithë vëzhguesit. Në anketime ai rezulton me rreth 15 për qind pas Pier Luigi Bersanit, i partisë kristian-sociale, "Partito Democratico" (PD). Bersani do të merrte dyfishin e votave.
Ekspertët presin tani një fushatë elektorale populliste të makinerisë mediale të Berluskonit. Por nga pikëpamja politike, të tjerë ka kohë që ia kanë kaluar atij. Dhe Bersani është njëri prej tyre.