E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna nga Siria kaplon Libanin

Trupa ushtarake patrullojnë rrugët e qytetit verior të Tripolit në Liban, pas dhunës sektare, pasojë e luftës civile në Sirinë fqinje, që mori katër jetë njerëzish.

Konflikti përtej kufirit kalon kështu edhe një herë në Liban. Të dielën, situata në Tripoli degjeneroi në shkëmbime zjarri mes mbështetësve dhe kundërshtareve të regjimit të Bashar Al Assadit, me ç’rast humbën jetën katër persona dhe u plagosën 12 të tjerë.

Vrasjet në Tripoli acaruan tendosjet shumëvjeçare ekzistuese mes shumicës sunite të qytetit, që mban anën e kryengritësve sirianë dhe pakicës alavite, aleate me presidenti Bashar al-Assad.

Qeveria libaneze u detyrua të dërgonte përforcime si e vetmja mënyrë për t'i dhëne fund dhunës, që ka shpërthyer disa herë muajt e fundit dhe ka krijuar shqetësime se edhe Libani mund të përfshihet në konfliktin e Sirisë. Të dielën, autoritetet siriane kthyen trupat e tre prej 14 libanezëve sunitë dhe palestinezeve të vrarë në Siri.

Dyshohej prej kohësh se militantë nga veriu i Libanit kalonin në vendin fqinj, për t'u bashkuar me kryengritësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›