E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moursi heq dore nga dekreti

U deshën 10 mije persona ne proteste para pallatit presidencial qe presidenti egjiptin Mohamed Mursi te heqë dore nga një prej dy vendimeve të tij kontraverse. 

Morsi njoftoi anulimin e dekretit që i zgjeronte pushtetin duke bërë praktikisht të pafuqishme të gjitha institucionet e tjera për rrëzuar vendimet e tij, por këmbënguli në mbajtjen e referendumit për kushtetutën e re të vendit më datë 15 dhjetor.
Dekreti i 22 nëntor dhe projekt-kushtetuta e vendit janë dy vendimet që kundërshtohen ashpër nga opozita egjiptiane, e cila për ditë me radhë doli në shesh për të protestuar kundër tyre. Te  paktën 17 persona mbetën të vrarë nga përleshjet mes protestuesve dhe ushtrisë rreth Pallatit Presidencial në Kajro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›