Berlusconi, pjesë e diskutimeve Moskë-Ankara për energjinë
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi pritet sot në Ankara për të marrë pjesë në negociatat mes homologut të tij rus, Vladimir Poutin dhe atij turk Recep Tayyip Erdogan mbi çështjet e energjisë. Poutin do të takohet fillimisht me shefin e qeverisë turke për negociata dypalëshe.Por pas një ore e gjysmë me ta do të bashkohet edhe Silvio Berlusconi.
Berlusconi shkon të diskutojë çështjet energjitike dhe para së gjithash projektin e gazsjellësit "South Stream" që do të livrojë gaz rus për Evropën. Kompania italiane Eni është partnerja kryesore e gjigandit rus Gazprom në "South Stream", konkurrent i projektit të gazsjellësit evropian Nabucco, që do ta anashkalojë Rusinë.
Një zëdhënës Ministrisë turke të Punëve të Jashtme konfirmoi se Berlusconi pritet në Ankara, pa dhënë detaje të tjera.
Një zyrtar rus njoftoi dje se Erdogan dhe Putin do të nënshkruanin një protokoll marrëveshejeje që autorizon fillimin e punimeve të ekslporimit për ndërtimin e South Stream në ujërat territoriale turke, në Detin e Zi.