Tonga/ Mbytet trageti, 50 të humbur
Afërsisht 50 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, janë zhdukur pas mbytjes së një trageti në brigjet e ishujve Tonga, në oqeanin Paqësor. Mjeti lundrues ishte duke udhëtuar mes kryeqytetit të arkipelagut, Nuku'alofa, dhe ishujve të tjerë, kur për arsye ende të paqarta është mbytur.
Në traget gjendeshin 49 pasagjerë dhe 30 anëtarë të ekuipazhit, ku një pjesë e tyre janë shpëtuar. Deri tani policia e Tongës ka bërë të ditur se ka gjetur të pajetë vetëm trupin e një burri. Dy avionë të Zelandës së Re iu janë bashkuar ekipeve të tjera të shpëtimit. Ndërkohë që tri anije po kërkojnë në vendin ku është mbytur trageti, në një hapësirë prej rreth 130 kilometrash katrorë.
Kryeministri i Australisë Kevin Rudi i ka shprehur ngushëllimet e tij lideri të Tongas, si vend që është anëtar i Forumit të Ishujve të Paqësorit. "Si liderë të Forumit të Ishujve të Paqësorit, ne jemi i shprehim ngushëllimet kryeministrit të Tongas dhe popullit të tij", deklaroi Rud gjatë një conference për shtyp.
Ndërkohë që akoma nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar mbytjen e tragetit.