Bie nën 50 për qind popullariteti i Obamës
Popullariteti i Presidentit amerikan Barak Obama ka rënë në 50 përqind, duke shënuar përqindjen më të ulët që pas marrjes së detyrës. Kjo sipas një sondazhi të botuar ditën e enjte në prag të 200 ditëve të para të ardhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Vetëm 50 përqind e amerikanëve i miratojnë veprimet e Presidentit, kundrejt 42 përqind të atyre që nuk i miratojnë. Në këtë mënyrë pasqyrohen pakënaqësinë e tyre në rritje përballë mënyrës me të cilën administrata e tij po e përballon krizën ekonomike dhe përballë reformës së sistemit shëndetësor, shumë e polemizuar në Kongres. Sondazhi është realizuar nga institute "Quinnipiac".
Këto shifra shënojnë një rënie të fortë në krahasim me sondazhin e mëparshëm të këtij instituti, që i jepte Obamës 57 të opinioneve pro, kundrejt 33 përqind të opinioneve kundër korrikun e kaluar, dhe nuk kanë të bëjnë aspak me popullaritetin që gëzonte në muajt e parë të mandatit të tij.
Afërsisht 49 përqind e të pyeturve nuk e miratojnë politikën ekonomike të Obamës, kundrejt 45 përqind që e miratojnë. Projekti i tij për reformën e sistemit shëndetësor po përballet me një shumicë të pakënaqurish: 52 përqind kundër dhe 39 përqind pro. Në të kundërt, qëndrimi i tij ndaj politikës së jashtme aprovohet nga 52 përqind e personave të pyetur, ndërsa 38 përqind nuk e miratojnë.
Sondazhi i "Quinnipiac" u realizua nga 27 korriku deri më 3 gusht me një numër prej dy mijë e 409 amerikanësh të regjistruar në listat elektorale, me një mundësi gabimi prej pak a shumë dy përqindësh.