Berlusconi po punon fshehurazi me Al Jazeeran!

Sipas mediave italiane, Silvio Berlusconi është duke bërë një plan të fshehtë për të krijuar rrjetin më të fuqishëm televiziv në botë.
Bosi i Milanit thuhet se po punon në mënyrë të fshehtë me gjigandin italian Mediaset që është pronë e tij, dhe atë arab Al Jazeera për të krijuar një rrjetë të përbashkët, më të fuqishmin në botë.
Berlusconi për të arritur këtë plan thuhet se e ka përkrahjen e fuqishme të pronarëve të Al Jazeeras, familjen multi miliardere, Al Thani./Indeksonline/