E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli në Rusi, mes frikës dhe të ftohtit

Skuadra e Liverpoolit ka arritur në Rusi ku nesër do të zhvilloj ndeshjën e parë në Europa League ndaj Zenit. Skuadra angleze po stërvitet në temperatura të ulta ku ato aktualisht janë në -5 gradë.

Brendan Rodgers ka deklaruar se është i frikësuar nga fyerjet e mundshme të tifozëve të Zenit për lojtarët e tij. Tifozët e Zenit njihen si racistë të mëdhenjë ndërsa ditë më parë bënë kërkesën që skuadra e tyre mos të ketë asnjë lojtarë me ngjyrë.

Liverpooli ka në skuadër disa lojtarë me ngjyrë ndërsa nesër pritet të jenë në formacion startues.

"Nëse ata fyhen toleranca jonë ndaj tyre do të jetë zero. Shpresoj që kjo gjë mos të ndodhë, përndryshe ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore" deklaroj drejtori sportiv i Liverpoolit, Ian Ayre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›