E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG ne testin Champions

Pas milionave për yjet e blerë dhe dominimit në Francë, Paris Saint Germain-i tashmë është në testin Champions League.

Skuadra e Carlo Ancelotti-t paraqitet si favorite në sfidën me Valencian, edhe pse trajneri mundohet të ulë euforinë në skuadër.

“Mendoj se është një përballje e hapur, pasi luajmë kundër një skuadre cilësore dhe të mirëorganizuar. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të mirë dhe kjo bën që të kenë shanse të kualifikohen. Ne duhet të tregojmë se jemi të aftë të luajmë futboll dhe jo vetëm të kundër-sulmojmë”, tha ai.

Historia është në krah të Valencias në ndeshjet me skuadrat franceze.
Ibrahimovic, Lavezzi e Lucas pritet të jenë liderët e PSG-së në fushë. Te parizienët Devid Beckham pritet ta shohë ndeshjen nga tribuna, ndërsa mungojnë mbrojtësi Thiago Silva dhe mesfushori Thiago Motta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›