E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi seshte mire

Ish trajneri i Milanit Leonardo ka thene se dicka nuk eshte ne rregull me pronarin e klubit Silvio Berlusconi. Berlusconi shpeshhere ne te kaluaren ka qene kritik ndaj trajnereve dhe futbollisteve te ekipit.

Ai ishte shprehur publikisht kunder Carlo Ancelottit dhe Leonardos ndersa braziliani pranon se eshte larguar nga detyra sepse nuk mund te punonte me me Berlusconin.

Kurre nuk do te largohesha pas 13 vjeteve per shkak te arsyeve te thjeshta taktike e sidomos tani kur Milan eshte duke luajtur ne menyre te ngjashme tha Leonardo gjate nje interviste me te perditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Kam marre vendim per tu larguar u terhoqa nga paga e nje viti ne kontraten time vetem per tu larguar ne menyren me te mire te mundshme. Jam larguar per shkak te mosperputhshmerise se karakterit dhe stilit. Keto jane te gjitha gjera te cilat ia kam thene presidentit. Narcisit nuk i pelqen asgje qe nuk eshte ne reflektim me veten e tij shtoi Leonardo i cili dyshon se Berlusconi ka probleme me veten.

Duhet te jete dicka brenda Berlusconit qe nuk eshte ne rregull. Eshte e pamundshme te bashkepunohet me presidentin. Ai ka nje menyre tjeter me te cilen merret me gjerat dhe nuk e di pse me ka kritikuar mua aq shume gjate prezantimit te Massimiliano Allegrit. Dicka nuk eshte ne rregull me kete njeri vazhdoi ai.

Leonardo ka thene se Allegrin e pret nje pune e veshtire dhe ka kerkuar ti jepet kohe ne drejtimin e Rossonereve. Allegri ka pune te veshtire dhe shpresoj se do te kete kohe dhe hapesire per pune perndryshe pas nje viti klubi do te kete trajner tjeter. Nuk eshte menyra e Milanit te vazhdoje te nderroje trajneret theksoi ai.

Leonardo po ashtu refuzoi te perjashtoje mundesine qe nje dite te merr drejtimin e rivalit te qytetit te Milanit kampionit aktual te Evropes dhe Italise Inter.

E njoh pronarin e Interit Massimo Morattin me vite dhe gjithmone kemi pasur marredhenie te mira. Kurre nuk duhet thene kurre. Por do te me pelqente te punoja ne Angli ku roli i menaxherit ju lejon kontrollin e plote te ceshtjeve sportive ne vend te nje trajneri ne Serie A. Gjate ketij viti do te kaloj me teper kohe ne Angli perfundoi Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›