E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy talente per Sigal Prishtinen

Puna me basketbolliste te gjeneratave te reja do te jete politika kryesore e Sigal Prishtines edhe ne te ardhmen ashtu sic ka bere ne vitet e fundit.

Por tani kampioni aktual pervec punes me lojtare te rinj vendore ka nisur te punoje edhe me talente te huaj.

Keshtu te premten bardhekaltrit ne skuader kane transferuar dy basketbolliste te rinj nga Kameruni. Fjala eshte per fundorin 19 vjecar Bertin Bihina dhe qendren 2.11 cm Affia Ambadiang i cili ka vetem 17 vjet.

Drejtuesit e klubit me te trofeshem kosovar mendojne se keta dy lojtare kane talent te jashtezakonshem andaj edhe i kane transferuar ne kryeqytet. Shtabi teknik i kesaj skuadre planifikon te punoje maksimalisht me keta dy basketbolliste dhe ti zhvilloje akoma me teper. Nderkohe klubi prishtinas pas pak viteve mund ti transferoje ata neper klube tjera evropiane dhe me gjere prej te cilave transferime bardhekaltrit shpresojne qe te perfitojne para te majme.

Lajmin e ka bere te ditur per Express drejtori aktual i Sigal Prishtines Artan Rugova. Keta dy lojtare do te jene pjese e Sigal Prishtines. Klubi synon ti zhvilloje ata si basketbolliste sepse akoma jane te rinj me moshe dhe kane talent. Ne edicionin e ri ata do te jene lojtare te Sigal Prishtines deklaroi Rugova.

Nese klubi vendos te perforcohet me lojtare te huaj me pervoje atehere keta te dy do ti transferojme ne ekipin e junioreve per tu zhvilluar dhe per te liruar vendin per perforcimet e reja. Nderkohe keta dy lojtare te rinj pas nje kohe mund te transferohen nga klubi yne ne ndonje klub tjeter theksoi ai.

Agaj e Godeni trajnere te Bashkimit

Klubi basketbollistik Bashkimi te premten i ka nisur pergatitjet per edicionin e ri qe nis ne javen e pare te muajit te ardhshem. Nderkohe klubi prizrenas tashme ka angazhuar dy trajnere qe do ta udheheqin klubin portokalli ne edicionin e ri. Fjala eshte per Dervish Agajn dhe Edon Godenin. Lajmin e ka bere te ditur koordinatori i basketbollit prizrenas Agron Ceku i cili nuk e perjashtoi mundesine qe Bashkimi te perforcohet edhe me lojtare te huaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›