E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuze kercenon Bosnjen

Selektori i Kombetares se Shqiperise Josip Kuze ka treguar se tashme eshte duke analizuar metoda te ndryshme se si ekipi i tij do te mund te nxjerre rezultat pozitiv me 8 tetor ne ndeshjen ndaj Bosnje e Hercegovines ne kuader te Grupit D te eliminatoreve per Kampionatin evropian te vitit 2012. Ne nje interviste per gazeten boshnjake Dnevni Avaz Kuze ka pohuar se cdo dite shikon video-xhirime te ndeshjeve qe i ka zhvilluar Bosnja duke u munduar ti zbuloje pikat e forta dhe te dobeta te saj. Strategu kroat ka pohuar se me 8 tetor ekipi i tij kuq e zi do ta kete perballe nje kundershtar te forte qe ka ekip te perkryer. Megjithate Kuze ka pohuar se edhe Bosnja nuk do ta kete te lehte ne Tirane sepse aty kuqezinjte gjithmone kerkojne vetem fitore.

Ne jemi te vetedijshem se Bosnja eshte favorite por dua te nenvizoj nje fakt ne Tirane ate e pret nje ferr i vertete. Do te luajme ne fushen tone aty ku ndaj cilitdo kundershtar kemi synim vetem 3 piket ka thene Kuze nen udheheqjen e te cilit Shqiperia e ka permiresuar cilesine e ekipit. Por ai ka pohuar se edhe nje pike nese e nxjerr ekipi i tij ne ate takim do te ishte rezultat pozitiv per Shqiperine.

Perparesia kryesore e jona eshte mbrojtja. Sic e dini ne ne shtate ndeshjet e fundit kemi pesuar vetem nje gol kunder Rumanise. Pra kemi mbrojtje te forte. Por mos u shqetesoni vetem per kete sepse nuk do te rrime pa bere dicka edhe ne sulm ka shtuar ai. Kuze ka pohuar se frikesohet me se shumti nga sulmuesi boshnjak Edin Dzeko por kroati ka thene se do te mundohet tia gjeje ilacin edhe atij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›