E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Milano e majtë, bëhet qytet islamik

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, pak para mbajtjes së raundit të balotazhit në Milano, qytet strategjik për të, që historikisht ka votuar shumë thellë djathtas, ka paralajmëruar se nëse Milanon e merr kandidati i majtë, atëherë ai do të kthehet në një qytet islamik. Me një kryetar Bashkie si Xhuljano Pizapia, Milano nuk rrezikon vetëm rrezikun e transformimit në një qytet islamik dhe në një ciganopol me kampe rome. Në rast të fitores së tij ndaj Leticia Moratit, kandidati i qendrës së majtë do ta kthente Milanon në Stalingradin e Italisë, tha Berluskoni. Apeli i tij u bë një video-konferencë, ndërsa Milano, që pas të dielës së fundit që dy kandidatët kryesorë kaluan në balotazh, është kthyer në një qytet lufte mes simpatizantëve të djathtë e të majtë. Dje, për herë të parë, dy kandidatët, pas shumë akuzash e kundërakuzash, i dhanë dorën njëri-tjetrit për të shuar acarimin e mbështetësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›