E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia e Shtraus Kan në Nju Jork tërheq turistët

Shtëpia ku po qëndron Dominik Shtraus Kan, politikani francez dhe ish-kreu i FMN-së, i akuzuar se ka tentuar të përdhunonte një shërbyese në hotel në Nju Jork, është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët. Manhatani i ulët është zona ku ish-kreu i FMN-së po qëndron në arrest shtëpie, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ana Sinkler, e cila ka rrezikuar pasurinë e trashëguar të familjes së saj për garancinë dhe avokatin e të shoqit. Kjo zonë është kthyer si magnet edhe për mediat vendase dhe ndërkombëtare. Sipas AFP-së, turistët që vizitonin Ground Zero, ku dikur qëndronin kullat binjake, e kanë zhvendosur vëmendjen në apartamentin e Shtraus Kan,me grupe nxënësish dhe autobusë turistësh që ndalojnë aty për të bërë foto. Sipas AFP, ky apartament ka mundësi të jetë një ndalesë e përkohshme për Shtraus Kan, derisa të gjendet një vend tjetër më i përshtatshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›