E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni-Berishës: Mbështetje për vizat dhe statusin

Gjatë konferencës për shtyp, dy kryeministrit kanë publikuar detajet e takimit të tyre, duke përmendur këtu veçanërisht marrëveshjet në fushën e energjisë. Kryeministri italian u shpreh optimist për bashkëpunimin midis dy vendeve, duke theksuar se energjia që do të prodhohet në Shqipëri do të jetë e së njëjtës cilësi ashtu sikurse edhe në Itali. “Berisha paraqiti një sërë projektesh në fushën e energjisë, si ai për prodhimin e energjisë bërthamore”, tha Berluskoni. Ndërsa kryeministri Berisha u shpreh edhe një herë tjetër, se Shqipëria do të shndërrohet në një superfuqi të vogël energjetike dhe për këtë sipas Berishës, Italia është një mbështetës i madh. “Unë do të doja t’iu falenderoja për marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Marrëveshja që firmosëm tregon vullnetin e dy qeverive, për horizonte të reja të marrëdhënieve tona në të gjitha fushat”, tha Berisha. Një temë tjerë e diskutimeve, ishte edhe liberalizimi i vizave për shtetatis shqiptar, ku kryeministri Berluskoni ka premtuar mbështetjen e vendit të tij. “Unë mendoj se mund ti garantojmë Shqipërisë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë do të sigurojmë Shqipërisë statusin e vendit kandidat”, theksoi kreu i qeverisë italiane, duke shtuar se statusi për anëtarësim në BE, mund të jepet gjatë muajit tetor. “Qeveria ime po punon në mënyrë serioze, duke bërë çdo praktikë e cila është e nevojshme për integrimin në Bashkimin Evropian”, tha nga ana e tij kryeministri shqiptar, duke treguar edhe masat që janë marrë në këtë drejtim, si momeratoriumi i skafeve, etj. Gjithashtu, Berluskoni ka ofruar mbështetje edhe për turizmin shqiptar, duke nënvizuar se do të organizohet fushata publicitare për turistët e huaj që të vizitojnë Shqipërinë.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›