E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Besoj deri në fund tek titulli

Një javë pas dështimit në Ligën e Kampionëve, numrit një të klubit nga Milano duket se i është rikthyer besimi. Milani i tij asnjëherë gjatë këtij sezoni nuk ka qenë më pranë Interit se tani dhe për Berluskonin, ky është momenti i duhur për të shpresuar.

“Do ishte vërtet mëkat, po të mos besojmë deri në fund”, deklaroi miliarderi italian. Gjithashtu, Berluskoni dha lajme të mira nga infermieria kuqezi, që në këtë moment është plot: “Nesta është mirë dhe do të rikthehet më parë nga sa e kishim parashikuar”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›