E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza politike, Fule vjen sot në Tiranë

Ardhja e tij në Tiranë, pritet t’i jap një tjetër shtysë zgjidhjes së situatës politike në vend.

Edhe pse Fule u shpreh se dëshironte që ngërçi politik të zgjidhej përpara se të vinte në Tiranë, situata aktuale nuk i përngjan aspak. Kuvendi nuk ka arritur të marrë një vendim, duke e shtyrë seancës ditën e sotme.

“Shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t’u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane”, ka deklaruar komisioneri Fule.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Komisioneri për Zgjerimin do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›