E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni: Mos u friksoni, Milani mbetet i madh

Jepes, mbrojtësi grek Papastopopulos, dhe portieri Amelia janë tre blerjet e fundit të klubit kuqezi.

Padroni i Milanit ka mbërritur në ambientet klubit kuqezi me hilekopter dhe në kohën që po hynte në zyrat klubit është sulmuar nga një grup tifozësh që kanë ofenduar dhe kanë hedhur thirrje për largimin e pronarit të klubit, Berluskoni.

Sipas tifozerisë së shumtë milaniste, Berluskoni, nuk është duke punuar për të ndërtuar një ekip pretendent për sezonin e ardhshëm dhe është duke e zhytur klubin në skamje. Në konferencën për shtyp përkrah Berluskonit qëndronin tre lojtarët dhe trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri.

Presidenti i Milanit në fjalën e rastit ka shpjeguar të gjitha pikëpyetjet e tifozëve dhe ka folur edhe gjendjen aktuale të ekipit.
- "Tifozët nuk duhet të shqetësohen, as për Milanin dhe as për Italinë , unë kam bërë më të mirën time për këtë skuadër. Kam shpenzuar 1 miliard euro në 25 vjet për Milanin dhe këtë do ta bëj edhe në vitet e ardhshme. Në jemi duke punuar për të ringritur skuadrën dhe për këtë kam besuar trajnerin Alegri”.

Berluskoni ka folur edhe për emrat më të lakuar të merkatos nga skuadra kuqezi ku ka theksuar se për asnjërin prej lojtarëve të kërkuar nuk ka pasur ofertë zyrtare. Ai ka shtuar se asnjë nga emrat që përmenden se do të largohen nuk ka për tu larguar.

Në mbyllje të deklaratës së tij, don Silvio, shpreh besim të plotë për trajnerin Alegri duke u shprehur si gjithmonë me një nga batutat e tij karizmatike. – “ Alegri është një mësues i mirë kurse unë mbetem profesor”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›