E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal dhe Tottenham ndalojnë vuvuzelat

Vuvuzelat nuk gjejnë vend në stadiumet angleze. Pas suksesit në shumë prej impianteve të mëdha afrikane për Kupën e Botës, boritë shurdhuese nuk kanë sukses të njëjtë edhe në Europë.

Klubet e Arsenal dhe Tottenham kanë vendosur ndalimin e tyre nëpër stadiume pasi sipas drejtuesve, paraqesin rrezik për sigurinë e spektatorëve.

Dy skuadrat e Premier League ndjekin shembullin e ishullit të Qipros ku autoritetet kanë ndaluar në të gjitha stadiumet praninë e borive. E njëjta gjë ndodhi edhe në turneun e Wimbledon pak muaj më parë ku shumë tifozë nuk u lejuan të hynin me vuvuzela.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›