E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Mungon liria e shtypit? Është shaka!

Kreu i ekzekutivit italian ia faturon këtë “shaka” pakicës komuniste dhe katoliko-komuniste që ekziston në Itali, dhe që sipas tij ka në dorë 90 për qind të gazetave. "Nëse ekziston një rrezik, është i i sulmit ndaj jetës private", shtoi ai për Canale 5.
     
Berluskoni është përfshirë që prej disa muajsh në skandale, veçanërisht për marrëdhëniet e dyshuara me minorene dhe prostituta, që kanë dëmtuar marrëdhëniet e tij me anëtarët e shumicës së tij dhe me Kishën katolike.  
     
Gazetat që e kanë botuar këtë skandal "e kuptojnë lirinë e shtypit si liri për të mistifikuar, fyer dhe sharë kështu që jam i detyruar t'u drejtohem gjykatave për të mbrojtur lirinë e shtypit", tha ai duke justifikuar paditë që ka ngritur përpara organeve të drejtësisë kundër të përditshmeve të majta  "La Repubblica" dhe "L''Unità".
     
"Përveç fushatës së egër për të më detyruar të jepja dorëheqjen kundër vullnetit të popullit, çdo ditë shoh të më atribuohen  gjëra që nuk i kam thënë apo menduar kurrë", vijoi kryetari i Këshillit.  
     
"Pjesa më e madhe e italianëve dëshiron të jetë si unë dhe ndan qëndrimin tim", përfundoi  Berluskoni, duke u shprehur se 70 për qind e italianëve  e mbështesnin dhe se raportet e tij me Kishën vazhdonin të ishin "të shkëlqyera".

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›