E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Serbia falenderon Kinën

Serbia ka falenderuar Kinën për mbështetjen që vendi aziatik i ka dhënë lidhur me çështjen e Kosovës. Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç, i cili ka pritur sot në Beograd homologun kinez Liang Guangli, ka vlerësuar me nota të larta marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjithashtu, Shutanovaç, duke vlerësuar mbështetjen e Pekinit ka theksuar se Beogradi njeh një Kinë të vetme.
"Duke mbrojtur të drejtën e Serbisë mbi Kosovën, ne e mbrojmë të drejtën e një Kine të vetme. Serbia mbështet plotësisht Kinën unike", ka deklaruar Shutanovaç.
Nga ana tjetër, ministri kinez Liang Guangli i ka cilësuar si "të frytshme" bisedimet me Serbinë dhe ka theksuar se mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie miqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›