Meta: Bojkoti i PS-së, iniciativë e vjetër
“Me këtë rast dua të shpreh solidaritetin tim dhe të LSI-së me të gjithë të dëmtuarit dhe njëkohësisht të inkurajojmë Qeverinë dhe pushtetin vendor, si dhe njësitë e emergjencës për të kompensuar sa më shpejt këto dëme, dhe për të rivendosur normalitetin kudo. Me këta rast do kërkojmë nga Qeveria për marrjen e të gjitha masave efikase në mënyrë që këto dëme të kompensohen sa më shpejtë”, tha Meta gjatë një konference për shtyp.
Duke komentuar bojkotin e Parlamentit nga ana e Partisë Socialiste, Meta tha se në fund të kësaj legjislature Shqipëria do të jetë shumë më ndryshe nga çfarë është sot. “Shqiptarët do të ndihen shumë më mirë dhe njëkohësisht atyre që iniciojnë iniciativa të tilla tepër të vjetra për politikën shqiptare, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ku jetojmë, të jeni të sigurt që do t’ju vijë turp pas pak kohësh për këtë veprim të pajustifikuar që bëjnë thjesht për probleme të brendshme statutore”, tha kreu i LSI-së.
Ai shtoi se veprime të tilla nuk do të pengojnë projektin e evropianizimit të Shqipërisë, “atë të liberalizimit të vizave dhe jam i bindur që kundër këtij projekti nuk është Partia Socialiste, por është një lidership, i cili ka vetëm probleme personale dhe interesa personale”.