E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Nuk di të them gjë për Bekamin

Milano - Silvio Berluskoni shpreson që telenovela David Bekam të përfundojë në mënyrën më të favorshme për skuadrën e Milanit. Këtë gjë numri një i Milanit e ka deklaruar pas një takimi që ka patur me kryeministrin e Anglisë, i ndodhur në rolin e kryetarit të qeverisë italiane.

“Më pëlqen që Devid Bekam të vazhdojë të luajë me skuadrëne Milanit, -deklaron Silvio Berluskoni. Ai ka sjellë mënyrën gjeometrike të të luajturit”.

Lidhur me pyetjen e drejtëpërdrejtë për qëndrimin e Bekamit apo jo në Milano, Berluskoni ka bërë të paditurin.

“Nuk mund të jap një përgjigje sepse nuk di gjë. Nuk jam koherent me këtë çështje”, deklaron presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni.

Ndërsa koherenti i kësaj çështjeje, Adriano Galiani, është shprehur se për momentin janë akoma duke negociuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›