Bie dora e fortë mbi ofenduesit e gjyqtarëve
Tiranë - Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka marrë në shqyrtim anomalitë e shfaqura në javën e 20-të të Superligës. Grushti ka rënë mbi ata të cilët kanë ofenduar gjyqtarët e takimeve.
Gentian Begeja, zv-trajneri i Teutës, është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe 20 000 lekë gjobë, për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit në ndeshjen Teuta-Lushnja.
Po për të njëjtën arsye është dënuar me 2 ndeshje pezullim edhe futbollisti i Lushnjës, Hekuran Korreshi, gjoba e të cilit kap shifrën e 30 000 lekëve.
Futbollisti i Bylisit, Neritan Novi, është pezulluar me dy ndeshje dhe 50 000 lekë gjobë, për ofendim të gjyqtarit në takimin Flamurtari-Bylis.