E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Opozita te punoje brenda parlamentit

Opozita duhet te punoje brenda parlamentit. Partia Socialiste duhet te shpalose kerkesat e saj ne kuvend.
Keshtu deklaroi kryeministri italian Silvio Berluskoni ne nje konference te perbashket per shtyp me homologun Sali Berisha, me te cilin eshte takuar ne Rome, ne kuader te nje vizite ne fqinjin tone pertej Adriatikut.Mesohet se mes paleve jane nenshkruar disa marreveshje bashkepunimi, mes te cilave eshte ajo e partneritetit strategjik mes dy vendeve.Kjo do te thote se me ane te kesaj marreveshjeje, Shqiperia ka zgjedhur Italine si partnerin e saj strategjik ne Bashkimin Europian."Jam i kenaqur per marredheniet mes vendeve tona. Me Berishen diskutuam per vizat dhe per statusin e kandidatit te Bashkimit Evropian. Do te mbeshtesim liberalizimin e vizave dhe statusin e kandidatit per Shqiperine", u shpreh Berluskoni, duke shprehur vleresimin per bashkepunimin ne sektorin energjitik.Nga ana e tij Berisha vleresoi mbeshtetjen e Italise per plotesimin e endrres shqiptare drejt Europes."Italia na ka dhene dhe po na jep nje ndihme te madhe dhe ne i jemi mirenjohes. Vizat jane nje problem konceptual shqiptaresh prej shume e shume vitesh. Miku im Berluskoni do te beje me te miren e mundshme qe liberalizimi te ndodhe sa me shpejt", u shpreh Berisha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›