E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i grupit të PPE: PS në Kuvend

Zyra për media e Kuvendit të Shqipërisë bëri publike sot një deklaratë të Joseph Daul, Kryetar i Grupit te Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Europian.
Ai ka deklaruar se Partia Socialiste duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të rregullta dhe të kthehet në Parlament.

"Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë kundër bojkotit, kërkesa për hapjen e kutive të votimit, dhe rinumërimin është rrëzuar nga Kolegji Zgedhor, PS të respektojë vendimin e Gjykatës dhe KQZ", thuhet më tej në deklaratën e grupit të Partive Popullore europiane në Parlamentin Europian.

Sipas zyrës së shtypit "grupi i PPE është e shqetësuar thellë për situatën e vështirë politike në Shqipëri shkaktuar nga bojkoti i Parlamentit shqiptar nga Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›