E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, protesta per tokat

Banoret e qytezes se vogel te orikumit kane dale sot serish ne proteste per ceshtjen e tokave te ndara sipas ligjit 7501.
Banoret te cilet po humbin tokat kane bllokuar kete here bulevardin e qytetit duke mbajtur ne dore parullat ne te cilat kerkohet qe toka te shperndaghet sipas ligjit 7501 ose ne te kundert t'i kaloje ish pronareve te ligjshem. Banoret kane hedhur serish akuza per mafien e tokave duke kerkuar nderhyrjen e shtetit. Ata kane thene se do te rikthehen serish ne protesta. Prej disa muajsh banoret e kesaj zone te cilet kane qene edhe punonjes te ish fermes bujqesore te Orikumit protestojne per ceshtjen e tokave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›