E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni i ben oferte Montit

Silvio Berluskoni turbullon gjithnjë e më shumë ujërat në këtë fund viti. Kavalieri bën një hap para dhe dy pas, duke bërë një tjetër propozim të behtë.
Vendosi të qendrojë pas dhe t’i hapë rrugë Mario Montit si lideri i ardhshëm i Italisë, nëse teknokrati pranon të garojë si kandidat i kolicionit të qendrës së djathtë.
Por sërish kavalieri është konfuz, lëshon disa deklarata kontradiktore.
“Në këtë moment jam kandidat për kyeministër”

Berluskoni tha se politikat e Montit janë diktuar nga e majta dhe ka akuzuar sërish Gjermaninë, e cila sipas tij po përfiton nga kriza në eurozonë.
Por nga ana tjetër thotë se do të mbështesë Montin si kandidat i kolicionit të të moderuarve.

“I propozova Montit të jetë kandidat për liderin e qendrës së të moderuarve dhe kryeministri në një mënyrë shumë precize më tha se ky nuk ishte qëllimi i tij. Unë mund të pranoj të jem koordinator i koalicionit, mund të pranoj të fokusohem në lëvizjet e mia politike, dhe do të jap të gjithë kontributin tim për të arritur rezultate”.

Manjati 76 vjeçar kritikoi reagimin e liderëve europianë pas njoftimin të rikthimit të tij në politikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›