E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni me shpresë për votëbesimin

Kryeministri italian Silvio Berlusconi i kërkoi parlamentit ta lejojë të vazhdojë drejtimin e vendit. Ai foli një ditë para një votimi kritik për të marrë besimin e deputetëve.

Kryeministri italian  tha se nuk ka asnjë alternativë të besueshme përkundrejt qeverisë së tij dhe se zgjedhjet e parakohshme nuk do të zgjidhin krizën financiare të Italisë.Një partner i rëndësishëm i koalicionit të tij, partia Liga Veriore tha javën e kaluar se do të jetë e ndërlikuar për qeverinë që të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara në vitin 2013.

Berlusconi ka insistuar se kërkon të qëndrojë në pushtet, megjithë krizën ekonomike të Italisë dhe një sërë problemesh personale dhe politike, përfshi disa gjykime lidhur me akuzat për mashtrime dhe marrëdhënie seksuale.Shumë italianë janë të zemëruar për paketën prej më shumë se 80 miliardë dollarë të masave shtrënguese ekonomike të vendusur nën presionin e Bankës Qendrore Evropiane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›