Komploti ndaj diplomatit? Obama bisedon me mbretin saudit

Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate, tha se Obama dhe mbreti janë pajtuar që komploti i dyshuar “paraqet një shkelje flagrante të normave themelore ndërkombëtare, etike dhe ligjore”.
Deklarata po ashtu thekson përkushtimin e liderëve amerikanë dhe saudit-arabë për nxitjen e “një përgjigje të fuqishme dhe të unifikuar ndërkombëtare me të cilën do të mbahen përgjegjës ata që kanë synuar komplotin”.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, e quajti të mërkurën komplotin e dyshuar një “eskalim të rrezikshëm të shkeljeve politike dhe sponzorizimit të terrorizmit nga qeveria e Iranit”.
Nga ana tjetër, Teherani zyrtar deklaron se akuzat e ngritura janë të pavërteta dhe të qëllimshme, për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e mëdha ekonomike. /Start/
2011-10-13 10:07