E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sparkes: Bllokadat rrugore janë të kundërligjshme

Edhe Misioni Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka njoftuar se me mbështetjen e trupave të KFOR-it, ka ndërmarrë veprime në mbështetje të sundimit të ligjit dhe të rifunksionalizimit të rrugëve të autorizuara afër Jarinës në pjesën veriore të Kosovës, duke mbyllur rrugët e paautorizuara në këtë pjesë.

Në një deklaratë të këtij misioni, thuhet se ushtruesi i detyrës së EULEX-it, Andy Sparkes, ka thënë de “rrugët e paautorizuara anashkalojnë kontrollet legjitime, ndërsa bllokadat rrugore janë të kundërligjshme dhe nuk i ndihmojnë askujt".

"Është me rëndësi që situata në pjesën veriore të Kosovës t` kthehet normalitetit sa më shpejtë që është e mundur, për të mirën e secilit” ka theksuar Sparkers.

Më herët gjatë ditës, KFOR-i zhvilloi një operacion me kërkesë të EULEX-it “për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit illegal të rrugës anësore rreth portës zyrtare dhe të ndalojë kontrabandën”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›