Berluskoni merr votebesimin e deputeteve

Me 342 vota pro 275 kunder dhe 3 abstenime Dhoma e Deputeteve ne Itali i ka dhene votebesimin qeverise Berluskoni.
Rezultati konfirmohet nga zevendes presidenti i Dhomes se Deputeteve Rosi Bindi i cili shtoi me tej se prania ne votim ishte 620 deputete nder te cilet 617 kane marre pjese ne votim.
Berluskonit i duheshin vetem 309 vota pro per te vazhduar mandatin e tij ne krye te qeverise aktuale.
Votebesimi u kerkua nga vete kryeministri italian pikerisht ne diten e lindjes se tij. Ai nje dite me pare saktesoi se votebesimi nevojitej per te patur besueshmerine e mjaftueshme per vazhdimin e punes se qeverise.