E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni ne gjyq per ceshtjen Rubi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni dëshmoi në gjykatën e Milanos ku po shqyrtohet rasti “Ruby”.
Berlusconi është i akuzuar në këtë cështje për shfrytëzim prostitucioni me persona minorenë.
Ish-kryeministri italian mohoi akuzat kunder se në banesën e tij në Arcore janë organizuar festa me “natyrë seksuale”.
“Mund të përjashtoj me qetësinë më të plotë, se në shtëpinë time asnjëherë nuk kanë ndodhur skena me natyrë seksuale”, deklaroi Berlusconi duke dhënë më pas detajet rreth darkës në shtëpinë e tij në Arcore ku akuza pretendon se janë organizuar festat e shfrenuara.“Rubygate” shpërtheu pas publikimit të disa fotove në mediat italiane ku shfaqej kryeministri i tyre në shoqërinë e vajzave të reja mes të cilave dhe Ruby, vajza marokene e cila ishte minorene në periudhën kur mendohet se ka qenë një ndër të ftuarat e Berlusconit. Berluskoni, tani 76, është akuzuar se ka paguar për të bërë seks marokenen e cila njihej si Rubi - në vitin 2010, kur ajo ishte 17 vjec . ai I tha trupit gjykues se ai mendonte se ajo ishte 24 vjec . Berluskoni, i cili dha dorëheqjen gjatë krizës ekonomike të Italisë nëntorin e kaluar, i ka kerkuar policise qe te liroje 17 vjecaren pasi kjo e fundit ishte arrestuar per vjedhje .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›