Moska teston raketën ndërkontinentale

Moska zyrtare ka njoftuar të premten se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Rusisë, bëhet këtu fjalë për raketën RS-12M Topol, periudha e jetëgjatësisë së të cilës i është zgjatur nga 10 në 24 vjet.
Raketat Topol, të cilat janë zhvilluar në kohën e Bashkimit Sovjetik, diku në mesin e viteve 70’a të shekullit të kaluar, vazhdojnë të mbesin raketat kryesore balistike të Rusisë.
Ndryshe, kjo raketë është lancuar të premten nga baza ushtarake në Plesetek, dhe ka goditur objektivin e saj, të vendosur në verilindje të gadishullit Kamchatka.