Autobombe ne Bejrut

Një autobombë në një lagje të krishterësh në bejrut ka shkaktuar një shpërthim të dhunshëm. Deri tani sipas shtypit të Libanit, viktimat janë tetë ndërsa të plagosurit 80. Dy ndërtesa rezidenciale janë shkatërruar dhe në zonë janë krijuar vatra zjarri. Janë të shumta automjetet që janë përfshirë nga flakët dhe tymi është shpërndarë në të gjithë zonën. Ky është atentati më i rëndë në kryeqytetin libanez që nga viti 2008 dhe sipas mediave mund të ketë lidhje me konfliktin sirian. Sheshi Sasin ku dhe ka ndodhur atentati, është zona simbol i celebrimeve të krishtera dhe po aty ndodhet dhe universiteti amerikan.