Berluskoni nis fushaten

Ish kryeministri italian dhe kryetari i qendrës së fdjathtë Silvio Berluskoni ka nisur zyrtarisht fushatën e tij elektorale.
Berluskoni ka qenë i buzëqeshur deri sa prezantonte kandidatët e partisë së tij në Romë.
“Sa nga ju, këtu, në këtë moment, mendojnë se mund të fitojmë? Ngrini duart. Kjo është mrekullia që të gjithë kemi arritur të bëjmë gjatë këtij muaji, lidhje me italianët. Na mbeten edhe 30 ditë para se të mbajmë kartat fituese në dorë.
Teksa zëri i tij fillooi të ngjirej nga fundi i fjalimit, ai bëri shaka për lodhjen e ditëve të fundit.
"Sic e shihni mosha bën të vetën. E kam përdorur shumë zërin dje, me nëntë rrjete televizive, 45 minuta me secilin, plus radiot dhe televizionin shtetëror.
Që nga fundi i muajit dhjetor ai ka dalë gati përditë në emisione televizive si dhe në ato radiofonike, me premtimet e tij për uljen e taksave. Madje kjo ka nxitur dhe protesta për kohën e madhe që ai është në transmetim.
La Stampa publikoi se nga 24 dhjetori e deri në 13 janar ai ka qenë në televizion për 63 orë, dy herë më shumë se rivali i tij Bersani i cili ka qenë 28 orë në transmetim. Duke lënë prapa dhe ish kryeministrin Mario Monti me 58 orë.
Sipas sondazheve më të fundit, partia e Berluskonit mbetet në avantazh vetëm një muaj para zgjedhjeve, por do të jetë e vështirë që të fitojë një mazhorancë në senat, një rezultat ky që nëse vërtetohet do të bëjë edhe më të vështorë krijimin e një qeverie të qëndrueshme.