E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne flake ndertesa me e larte ne Europe

Një zjarr i madh ka pushtuar një qiellgërvishtëse në Moskë, Kullën e Federatës, e cila është në garë për të qenë dhe kompleksi më i lartë në të gjithë Europën.
Kjo është hera e dytë pas një zjarri tjetër në prill të vitit 2012. Rreth 220 nëpunës janë evakuar nga ndërtesa. Sipas të dhënave të para zjarri ka rënë në katin e 24, në një zonë prej 60 metrash katrorë. Zjarrfikësve u janë dashur gati dy orë për të fikur zjarrin. Kulla e federatës, e cila ëshët ndërtuar disa vite më parë do të jetë një kompleks i gjerë arkitekturor, ku do të vendosen ekspozita, biznese, rezidenca dhe lokale, në një ndërtesë gjatësia e së cilës mendohet të jetë 506 metra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›