E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni rikthehet tek Milani


Në ditën më të zezë të eksperiencës së tij politike, Silvio Berluskoni ka patur vend edhe për të diskutuar mbi klubin e tij të futbollit Milanin. Për biznesin e familjes dhe të zemrës sic e ka quajtur shpeshherë, kryeministri në largim i Italisë, mund të rikthehet të bëjë presidentin, dicka që do të influencojë ndjeshëm edhe në klubin kuqezi.

Berluskonit iu desh që të jepte dorëheqjen nga presidenca e Milanit në vitin 2004, pas aprovimit të ligjit mbi konfliktin e interesit. Ai e rimori postin kur ishte Prodi që drejtonte qeverinë italiane dhe statistikat tregojnë se Milani i Berluskonit, pa të si president nuk ka fituar asnjë trofe ndërkombëtar. Edhe fitorja e fundit e Ligës së Kampioneve, regjistrohet me Kavalierin në krye të klubit.

Në këto momente për Berluskonin ka të tjera cështje me rëndësi dhe rikthimi i tij varet nga zgjedhjet e parakohshme në Itali. Por tifozët e Milanit kanë nisur të ëndërrojnë për blerjet e mëdha, dhe kapitalet e reja që pritet të investohen që në janar.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Gotze do të qëndrojë tek Borussia Dortmund
E ardhmja e Mario Gotze, një nga talentet e rinj të futbollit gjerman, do të jetë e lidhur me klubin e tij aktual, Borussia Dortmund, me të cilin 19-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2014. Euro 2012, Gjermania prezanton fanelën e re
Kombëtarja gjermane e futbollit është mes favoriteve kryesore për të fituar europianin që zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë. Kombëtarja, optimiste...por pa trajner
Me luksin për të provuar futbollistë të rinj, por pa një trajner që të diktojë politikat  në skuadër, kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për ndeshjet miqësore këtë muaj. Kili, futbollistët të dehur në stërvitje
Vonesa në seancën stërvitore të radhës për 5 futbollistë të kombëtares së Kilit, u ka kushtuar këtyre të fundit pezullimin nga dy ndeshjet e radhës për fushatën eliminatore të botërorit.
Rruga e gjatë e Argjentinës drejt Brazil 2014
Kombëtarja argjentinase e futbollit ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të botërorit 2014, që do të zhvillohen në Brazil. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sabeja do të luajë të premten ndaj Bolivisë, ndërsa 4 ditë më vonë do të përballet me Kolumbinë, në rrugën e gjatë që parashikon fushata eliminatore për turneun pas 3 vjetësh.

Lajmet kryesore

Siguria në transportin ajror
Raport në Bruksel para publikimit të listës së zezë
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Masat shtrënguese, Roma voton sot
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›