E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga Te vazhdojne bisedimet me Beogradin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mbështet fuqishëm bisedimet Prishtinë-Beograd, të cilat kanë mbetur pezull që prej shtatorit.

Bie në sy fakti që deklarata e kryer prej Jahjagës në orët e para të ditës, bie ndesh me atë të opozitës dhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka akuzuar kryenegociatoren Edita Tahiri për mungesën e transparencës.

Ramush Tahiri, këshilltar i lartë politik i presidentes Jahjaga, ka deklaruar se kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrja Tahiri rregullisht e informojnë presidenten për bisedimet. Ai tha për një television kosovar se nga procesi i bisedimeve po përfitojnë qytetarët e Kosovës.

Nga ana tjetër, në qeveri nuk kanë pëlqyer shumë të flasin për bisedimet. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka preferuar të komentojë kur është pyetur për raportimet në media se ndërmjetësuesi Robert Cooper ka bërë një propozim për kufijtë e Kosovës.

E ndonëse Kuçi tha se kompetente për të folur për bisedimet është shefja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, kjo e fundit nuk pranon të diskutojë për zhvillimet e fundit, me justifikimin se është shumë e ngarkuar për momentin.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kërkime për autorët e vrasjes së serbit
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në kërkim të autorëve të vrasjes së një serbi dhe plagosjes së dy të tjerëve, incident ky që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në lagjen Kroi i Vitakut.
Tahiri: Menaxhim të integruar kufijsh
Shefja e delegacionit të Republikës së Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se ideja e Bashkimit Evropian për menaxhimin e përbashkët të integruar të gjithë kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje, është e pranueshme për shtetin e Kosovës, pasi një marrëveshje e tillë është konform përcaktimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Prishtina paralajmëron Shkupin
Prishtina paralajmëron Shkupin se do të vendosë masa reciprociteti për mallrat nga Maqedonia si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit për bllokimin e importit të miellit nga Kosova. “Top Story”, krimet e luftës në Kosovë
Kosova është shndërruar prej disa javësh në një lajm kryesor në media, për shkak të përplasjeve të ndodhura pothuajse çdo ditë në Veriun e vendit, akuzave e kundërakuzave, deklaratave dhe pafuqisë së autoriteteve vendore për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Megjithatë, është ish-Ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, ai që shndërrohet tashmë në personazhin e ditës, me procesin e tretë ndaj tij dhe të dytin për krime kundër njerëzimit. “Viktimat nga një politikë e gabuar”
Lideri i liberal-demokratëve, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se vrasjet në Kosovë, pavarësisht se cilës etni i përkasin njerëzit, tregojnë se ende ka viktima të një politike të gabuar.


Lajmet kryesore

Siguria në transportin ajror
Raport në Bruksel para publikimit të listës së zezë
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Masat shtrënguese, Roma voton sot
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›