Kili futbollistet te dehur ne stervitje

Vonesa në seancën stërvitore të radhës për 5 futbollistë të kombëtares së Kilit, u ka kushtuar këtyre të fundit pezullimin nga dy ndeshjet e radhës për fushatën eliminatore të botërorit.
Por jo zyrtarisht, motivi për dënimin e tyre, sipas fjalëve jashtë kamerave të trajnerit Borgi, i atribuohet alkoolit të tepërt që 5 futbollistët kishin konsumuar, pak minuta para se të vinin në qendrën e kombëtares.
“Ata ishin në kushte të papranueshme për t’u quajtur atletë profesionistë. Nuk e di se cfarë kishin pirë, por nuk më mbeti zgjidhje tjetër përvecse t’i përzë”, tha trajneri Borgi.
Futbollistët mëkatarë janë mesfushori i Juventusit, Vidal, Valdivia, Bosezhur, Hara dhe Karmona. Ata kanë marrë avionët për t’u rikthyer në klubet respektive dhe trajneri i Kilit ka gjetur menjëherë zëvendësuesit për ndeshjet kualifikuese ndaj Uruguajit dhe Paraguajit.
Sipas mediave kiliane, 5 futbollistët kishin marrë pjesë në një ceremoni pagëzimi dhe më pas thyen rregullat duke mos u kthyer në kohë, në grumbullimin e ekipit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Gotze do të qëndrojë tek Borussia Dortmund
E ardhmja e Mario Gotze, një nga talentet e rinj të futbollit gjerman, do të jetë e lidhur me klubin e tij aktual, Borussia Dortmund, me të cilin 19-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2014. Euro 2012, Gjermania prezanton fanelën e re
Kombëtarja gjermane e futbollit është mes favoriteve kryesore për të fituar europianin që zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë. Kombëtarja, optimiste...por pa trajner
Me luksin për të provuar futbollistë të rinj, por pa një trajner që të diktojë politikat në skuadër, kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për ndeshjet miqësore këtë muaj. Rruga e gjatë e Argjentinës drejt Brazil 2014
Kombëtarja argjentinase e futbollit ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të botërorit 2014, që do të zhvillohen në Brazil. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sabeja do të luajë të premten ndaj Bolivisë, ndërsa 4 ditë më vonë do të përballet me Kolumbinë, në rrugën e gjatë që parashikon fushata eliminatore për turneun pas 3 vjetësh. Berluskoni rikthehet tek Milani
Në ditën më të zezë të eksperiencës së tij politike, Silvio Berluskoni ka patur vend edhe për të diskutuar mbi klubin e tij të futbollit Milanin. Për biznesin e familjes dhe të zemrës sic e ka quajtur shpeshherë, kryeministri në largim i Italisë, mund të rikthehet të bëjë presidentin, dicka që do të influencojë ndjeshëm edhe në klubin kuqezi.
Lajmet kryesore
Siguria në transportin ajror
Raport në Bruksel para publikimit të listës së zezë
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Masat shtrënguese, Roma voton sot
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë