Berluskoni rimerr veten, kërkon t’i hedhë një sy gazetave
Berluskoni u goditet mbrëmë në fytyrë nga një burrë 42 vjeç, i cili kurohej që prej 10 vjetësh për probleme mendore. Kryeministri kaloi një natë të qetë dhe kërkoi menjëherë të lexonte gazetat. Sipas mjekut të tij personal, Alberto Zangrilo, i cili është edhe shef i repartit të anestezisë dhe reanimacionit të spitalit "San Rafaele", ai duhet të qëndrojë "një ose dy ditë" nën kontroll.
"Shërim të shpejtë kryeministër Berluskoni. Italianët e vërtetë janë me ty përgjithmonë", shkruhej në një parullë, të zbukuruar me flamurin italian tringjyrësh, që ishte vendosur në hekurat e spitalit.
Sulmuesi, Masimo Tartalia, 42 vjeç, është burgosur në një qeli të izoluar në Milano dhe po mbahet në mbikëqyrje nga një polic i burgut. Babai i tij telefonoi dje në mbrëmje në spital dhe sipas burimeve të afërta me spitalin, ai shprehu "keqardhjen" për gjestin e djalit të tij.
Ministri i Brendshëm Roberto Maroni pritet të kryesojë një mbledhje në orët e para të mesditës në prefekturën e Milanos, me prefektin dhe prokurorin.