E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Opozitës:Hiqni dorë nga mentaliteti i etërve tuaj

Ndërkohë do të zgjidhet edhe Këshilli Kombëtar i Partisë. Në fjalën e rastit, kryeministri, Sali Berisha theksoi se sot kjo parti ka me se të ndihet krenare.

"Ulemi sot në këtë Kuvend më krenar se kurrë për këtë forcë politike e cila u themelua 19 vjet më parë nga trimëria, dhe kurajoja legjendare e studentëve shqiptarë”, theksoi Berisha.

Ai shtoi se në themel të Partisë Demokratike mbeten liritë dhe të drejtat e njeriut.  “Partia Demokratike ato ditë të para të dhjetorit nuk kishte mjete dhe ide por kishte pasionin për lirinë. Ne i themeluam dhe mbetemi partia e të drejtave njerëzore. Ndaj dhe sot zotohemi se garantimi i të drejtave dhe lirive tuaja do të mbetet objektivimi më madhor i kësaj force politike”, u shpreh kryetari i PD-së.

Ai shtoi se në mandatin qeverisë së PD-së, Shqipëria realizoi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo përbën krenari për këtë parti. Kreu i qeverisë i ka bërë edhe një herë ftesë opozitës që të bashkëpunojë për reformat e mëdha për qytetarët shqiptarë.

“Garantoj opozitën se do të ketë respektin më të thellë si kundër i ofroj frymën e bashkëpunimit për reformat e mëdha”, nënvizoi ai, ndërsa ka shtuar se një grusht pinjollësh të bllokut nuk do të mund të nëpërkëmbin opozitën dhe qytetarët shqiptarë. “Hiqni dorë nga mentaliteti i etërve tuaj, sepse betejën e bëmë në 1990. Sot jemi gati për çdo betejë në mbrojtje të votës së lirë për hir të qytetarëve shqiptarë”, tha gjithashtu kryeministri. 

Më tej, Berisha ka përmenduar edhe reformat, luftën ndaj kriminalitetit, shkatërrimin e bandave, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pranimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në BE, rritjen e pensioneve dhe pagave, reformat në arsim, duke theksuar rritjen e numrit të studentëve, etj. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›