E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: 48 mijë invalid pune nuk marrin shtesat

Deputeti Ilir Beqja, u shpreh se 48 mijë invalid pune nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit.

“Përvec bllokimit të pagesës së shtesave, qeveria në mënyrë të paligjshme nuk realizon detyrimin e indeksimit të shtesave duke ia lënë të gjithë barrën e krizës në të cilën ndodhet vendi që invalidët ta përballojnë vetë. Po në mënyrë të paligjshme qeveria nuk ka zbatuar për disa vite rresht detyrimin që pagesa e aftësisë së kufizuar të jetë jo më e vogël se pensioni minimal në qytet”, theksoi ai për mediat.

Ai shtoi se janë 57 mijë persona me aftësi të kufizuar që marrin vetëm 9 mijë lekë në muaj. “Invalidët kanë javë që protestojnë në të gjithë Shqipërinë, por  qeveria e Sali Berishës është e shurdhët. Ashtu sic është i shurdhët Sali Berisha ëshë për kërkesën e shumicës së shqiptarëve për të hapur kutitë e votimit”, vijoi Beqja.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›